Kryeministri Edi Rama tha në “Opinion” se pavarësisht protestave të studentëve, ligji i Arsimit të Lartë nuk ka rënë, por duhet zbatuar.
“
Në asnjë mënyrë (nuk ka rënë). Ligji i Arsimit të Lartë duhet zbatuar. Ligji i Arsimit të Lartë nuk është zbatuar si duhet.
”
Kreu i ekzekutivit tha se një pjesë të madhe të fajit për kërkesat e studentëve është e universiteteve, të cilat janë autonome.
“
Autonomia është shfrytëzuar faktikisht si mungesë përgjegjësie. Sepse në të gjithë atë listë kërkesash, një pjesë e tyre nuk ka lidhje fare me qeverinë.
”
Rama u kujdes të kujtonte se abrogimi i Ligjit të Arsimit të Lartë nuk është në mesin e 8 kërkesave të studentëve, por është më shumë diçka që kërkohet nga pedagogë të ndryshëm. /tvklan.al