Ironizon kandidatët e opozitës

Listën e kandidatëve socialist të qarkut të Vlorës, Edi Rama dhe Damian Gjiknuri e vlerësojnë gjithëpërfshirëse për të gjithë komunitetet që bashkë jetojnë në këtë qark e krahasimin padyshim e bëjnë me listën e opozitës.

“Nuk është gjetur vend për një përfaqësues të minoritetit. Siç është në harresë totale edhe komuniteti çam”.

Me kundërshtarët krahasohen dhe për numrin e kandidateve. Në Vlorë PS ka dorëzuar në KQZ një listë me 12 të përzgjedhur ndërsa koalicioni i djathtë me 17 kandidatë e që për Ramën dhe për Gjiknurin është dëshmi e karakterit të kryedemokratit Basha që premton shumë e mban pak.

“Më fal 17 emra, kur 12 i lejon ligji”.

Vazhdoi të merret personalisht me drejtuesin politik të demokratëve në Vlorë.

“Një njeri që është i njësuar me alkoolin, me degradimin, me shpërfytyrimin e personit publik”.

Ndërsa mbështetëse të LSI në Vlorë i siguron që do të jenë të përfaqësuar në listën e kandidateve të PS.

“Edhe për ata që janë të lënduar… në një familje të shpërbërë tani ne kemi Ilir Metën e vërtetë këtu”

Kryeministri foli dhe për investimet e bëra dhe që janë në projekt për Vlorën arsye që sipas tij janë bindëse për të votuar masivisht për socialistët.

Tv Klan