Kryeministri Edi Rama, i pranishëm këtë të martë në ceremoninë e konsituimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe të betimit të kryetarit Erion Veliaj për një mandat të dytë në krye të kryeqytetit, përmendi edhe projektet e mëdha, me të cilët sëbashku me Veliajn synon të transformojë kryeqytetin.

Piramida që do hapet , Kampusi i ri Universitar që do ndërtohet brenda këtij mandati të sapo nisur sot, Teatri tjetër Kombëtar për fëmijët pas këtij për të rriturit, Kopshti i ri Zoologjik, Unaza e Madhe ajo që shtrihet përtej Unazës së Re dhe lidhet me Bregun e Lumit, Parku Olimpik që duhet të plotësohet, sheshi Nënë Tereza që do të këmbësoret dhe ndërtesa e re e Akademisë së Arteve. Nuk do shembin këtë që është, por pjesa plotësuese që asaj i ka ardhur fundi u ndërtua në komunizëm por nuk është më. Biblioteka Kombëtare, rrjeti i ri i agroturizmit.

Rama solli në vëmendje edhe politikat sociale të ndjekura nga bashkia gjatë këtyre 4 viteve të fundit të cilat sipas tij janë shumë herë më të prekshme nga qytetarët se sa gjatë kohës që këtë bashki e drejtonte Basha.

“Duke taksuar më shumë të pasurit në 4-vjeçarin tonë, janë dhënë 1000 kredi të buta për strehim, krahasuar me 0 kredi të buta, me 4-vjeçarin e baltëqitësve të sotëm. 830 bonuse qiraje, krahasuar me vetëm 89, pra 10 herë më shumë sesa në 4-vjeçarin e tyre. 120 banesa për komunitetin rom, krahasuar me 0 në 4-vjeçarin e tyre. Këto te kategoria e lidhur me banimin, por rritja e pakrahasueshme me kohën e tyre e volumit të investimeve në Tiranë në 4-vjeçarin e fundit, përveç se me mbështetjen serioze që qeveria i ka dhënë punëve të kryeqytetit, lidhet sigurisht edhe me taksimin e rritur për ata që kanë më shumë, si edhe padyshim me administrimin më të mirë të taksave të kryeqytetit në tërësi. Shifrat flasin vetë, faktet flasin vetë”, shtoi Rama.

/tvklan.al