Gjatë fjalimit të fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit, Kryeministri Edi Rama nuk la pas edhe ironitë me partinë më të madhe opozitare, PD-në dhe Lulzim Bashën. Ai tha se ata bënë fushatën “më të mirë në historinë e humbjeve të tyre”.

“Partia Demokratike bëri fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se të gjitha herët e tjera dhe përtej ndonjë eksesi tradicional, apo mospajtimi tradicional me realitetin e humbjes, gjërat që e dëmtuan dhe e dëmtojnë forcën e tyre politike në radhe të parë, demokratët ishin kundërshtarë jo aq të lehtë këtë here, që meritojnë respektin tonë për përpjekjen serioze për ta arritur  të paarritshëm dot për ta. U them atyre sinqerisht se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bënë më shumë sesa mund bënin normalisht, sepse të mundësh Partinë Socialiste është po aq e pamundur sa mundësh Milanin e Saçhit, Interin e Mourinhos, apo Barcelonën e Guardiolës. Nuk po flas për Juventusin, se ky nuk ishte viti i juventinëve, por i socialistëve“, tha Rama./tvklan.al