“LSI, kancer për PS e PD. Meta, skutave me krimin

Edi Rama përpara 350 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare i renditi shqiptarëve të gjitha arsyet përse atij i duhet një mandat i 3 qeverisës.

Përveç se bëri një përmbledhje të atyre çka bëri në 8 vite dhe çka nuk mundi të bëjë edhe për shkak të 4-vjeçarit në aleancë me LSI, ai prezantoi programin e investimeve për këta muaj që i kanë ngelur nga ky mandat e çka dëshiron të bëjë në 4 vitet e ardhshme: Porte, aeroporte, rrugë e hekurudha.

“O do t’i marr 120 demokratë nga Londra dhe do t’i ul në Kukës o s’ka, mbajeni mend. Do t’i sjell në aeroport do t’i them tani shkoni votoni PD-në. Aeroporti i Vlorës u pengua nga Covidi për fat të keq. Javën e ardhshme do të fillojë procesi. Vitin e ardhshëm, nuk po jap datë tani, vitin e ardhshëm do fillojmë ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Menjëherë pas mbylljes së garës për Vlorën, brenda disa javësh do shpallet gara për aeroportin e Sarandës. Dhe mandati i tretë do të mbyllet me 3 aeroporte, plus këtij që kemi, bëhen 4 aeroporte. Porti i Durrësit do të iki nga aty, porti i Durrësit do bëhet turistik. Do ndërtojmë portin e ri të mallrave në Porto Romano. Dhe kjo nuk do ndodhi pas 100 vjetësh, është diçka që do të fillojë shpejt. Po kështu do të kemi portin e ri turistik në Sarandë që do të fillojë ndërtimin shumë shpejt, para se mbarojë ky mandat”.

Por vëmendjen më të madhe të fjalimit tepër të gjatë të Kryeministrit, i vetmi që foli në mbledhje, ishin kundërshtarët. E të tillë ai nuk sheh Lulzim Bashën, sesa cilëson Ilir Metën.

Ish-partinë e Ilir Metës e cilëson si tumor që gërryen partitë e mëdha, e këtu nuk e kursen as “dhembshurinë” për Lulzim Bashën që i duhet të jetë në një koalicion me ta.

Unë kam qenë partizan i bashkimit me LSI, kam qenë partizan i bashkimit të të majtës. Kam besuar që kjo ishte rruga e duhur për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës. Dhe ajo që kam mësuar ka qenë që të dyja herët problemi është zmadhuar deri sa është bërë eksploziv si rezultat i një fakti të thjeshtë: PS, edhe PD, është një parti e madhe që ka përgjegjësinë qeverisëse në opozitë apo në pushtet. LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse. LSI do të jetë pjesë e qeverisë për t’u rritur në kurriz të shtetit. Dhe ‘bomba’ që hodhi në erë koalicionin me LSI ka qenë Reforma në Drejtësi. E dini shumë mirë që aty ndarja është bërë e pariparueshme. Sepse LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë. Është krijuar për këtë. Ka lindur si një forcë hakmarrëse. Ka përfituar nga degradimi i PS, ka përfituar nga një boshllëk i krijuar nga vetë PS, ka përfituar nga pakënaqësia e krijuar brenda PS dhe është rritur në kurriz të PS dhe të PD. LSI është e krijuar për këtë. Është një organizatë e cila funksionon vetëm me këtë parim. Njësoj si qelizat e kancerit për të cilat thuhet se rriten pa qëllim. Dhe në fakt shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi të bëhet më shumë se ç’kemi bërë në mandatin e parë. Patjetër nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë. Kam qenë partizan dy herë i bashkimit me LSI dhe falë atij koaliconi për shkak të numrave kemi bërë shumë gjëra. Kemi dhënë atë që çdo parti detyrohen të japin kur janë me LSI, një pjesë të shpirtit. Do detyrohesh ta pranosh përndryshe s’bën dot as atë pjesë të gjërave”.

Ftesës së Metës për debat në studion e Blendi Fevziut, i përgjigjet me 2 ftesa të tjera.

“Iliri thotë hajde në debat, Luli thotë hajde në debat, Monika thotë hajde në debat, vetëm Saliu nuk thotë hajde në debat se e di shumë mirë. Por Iliri të bëjë debat me Monikën dhe të sqarojnë se kush është kryetari i LSI-së, se Iliri që punon për LSI-në kjo është fakt. E di që do e fitojë debatin me Monikën dhe pastaj të bëjë debat me Lulin të zgjidhin se kush është kryetar i opozitës. Por kështu jo”.

I kthen përgjigje dhe për ftesën tjetër, atë për të bërë publik akuzat për takime të fshehta me subjektet e OFL-së.

“Unë nuk merrem me video për skutat ku futet por është e sigurt që President në botë, as Saliu s’ka patur që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet. Kë takon ai e di vetë, por fakti që futet nëpër kthesa e mbikalime për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte një super i votuar”.

Edhe për “këngën” e emigrantit të marrë për t’u bërë ministër ka një përgjigje për Presidentin.

Ilir Meta u ka shkruar një letër, nuk e dija që Taulanit do ta fuste në rend dite. Ilir Meta kishte thënë se më kishit marrë ju mua emigrant në Paris. Kjo tregon se sa shumë i do ai emigrantët. Ilir Meta, Saliu, Monika e Luli nuk i duan fare emigrantët. Po nuk ishte LSI-së ti nuk ekziston fare për Ilir Metën. Kjo kënga e refugjatit që u bë ministër është një këngë që tregon se e do Shqipërinë vetëm për vete. Ilir Meta flet për banditë e trafikantë, ndërkohë që profesorë e intelektuar janë larguar nga Partia Socialiste. Kërkon që të marrë me vete, Katriot Islamin, se ky më rezulton i vetmi i përjashtuar dhe më pas i bëni atë që nuk thuhet Partisë Socialiste”.

Dhënien e dekoratave nga Presidenti për heronjtë, veçse e ironizon edhe e cilëson shkelje të rëndë protokollare.

Edhe diçka të fundit për Ilir Metën, është presidenti i parë dhe i fundit që jep dekorata për ata që kanë vdekur para se ky të lindte, kjo nuk ekziston. Edhe mbretërit nuk japin dekoratat për ata që kanë vdekur më parë. Ka medalje të posaçme për ata që vriten sot, vritet një ushtar në Afganistan i jepet medalja të shoqes, fëmijëse. Por që ti të dekoroshheronjtë e popullit kjo tejkalon Boratin, kjo e bën Boratin më të shëmtuar se kopja”.

Ajo që premton dhe di me siguri është se fushata e 25 Prillit nuk do të ketë të krahasuar me asnjë tjetër dhe se socialistët do të marrin mandatin për të qeverisur pasi të fitojnë 74 mandate në Kuvend.

Tv Klan