Ditën e sotme është zhvilluar një pritje zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Të ftuar ishin përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra, ish-ministra të Jashtëm dhe deputetë.

I pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë, i cili në këtë pritje zyrtare shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Kreu i qeverisë thotë se mandati i Shqipërisë në Këshillin e sigurimit është një fitore e shqiptarëve. Ai po ashtu u shpreh mirënjohjen diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtë shqiptar ndër vite për arritjen.

“Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit një fitore e shqiptarëve. Mirënjohje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje”, shkruan Rama në Facebook.

Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të saj, që ka për detyrë mbarëvajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Për t’u ulur në karrigen e Këshillit të Sigurimit diplomacisë shqiptare i janë dashur 10 vite lobim. Shqipëria ka prezantuar edhe një sërë prioritetesh me marrjen e kësaj detyre./tvklan.al