“Cilësia e ndërtimeve sipas parimit “shto ujë e shto miell”

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka qenë ndalesa e parë e inspektimeve të kryeministrit Rama këtë të mërkurë. Teksa theksoi se ka nisur meremetimi i mureve të dëmtuara, kreu I qeverisë nuk I kurseu kritikat mbi cilësinë e punimeve dhe projektimin inxhinierik në qendrën më të madhe spitalore në vend.

“Çe pyet. Shto ujë dhe shto miell, tendera….. Kjo është veprimtari inxhinierike armiqësore”.

Ndërsa në lagjen numër 7 të Tiranës, Kryeministri Rama i shoqëruar nga kryebashiaku Erion Veliaj u ndal banesën me qira të familjes së Myrvejete Vladit, shtëpia e së cilës u rrënua nga tërmeti. Rama zbuloi se po punohet për të lidhur një marrëveshje me një kompani turke që merret me ndërtime të banesave ekologjike e antisizmike, me kosto të ulët.

“Ne po bëjmë një negocim dhe besoj se do t’ia dalim me një kompani të madhe turke”.

Inspektimet kryeministri i vijoi në Shijak, një tejtër zonë e goditur nga tërmeti.  

Ndërhyrje pa leje. Fut e shto, fut e shto. Të lirë kanë qenë të lirë. Shijaku ka qenë djepi i demokracisë. Liri demokraci, e di unë atë punë”.

Si zgjidhje deri në vendimin për të ardhmen e tyre, kryeministri Edi Rama sheh strehimin me qira.

“Kjo histori nuk zgjidhet për 1 ditë. Ajo që bëmë me mijëra njerëz nuk i ka shkuar mendja njeriu. Kjo histori kërkon kohë nuk është çështja 1 javë apo 1 muaj, është më gjatë, ndaj merrni një shtëpi me qira sepse nuk ka zgjidhje tjetër”.

Tv Klan