Kryeministri Edi Rama thotë se nga sondazhet e brendshme partiake, socialistët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit do të marrin në rastin më të keq më shumë deputetë se morën në zgjedhjet e 2021, ku PS fitoi 74 mandate.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale, Rama tha gjithashtu kreut të opozitës nuk ia kanë hequr ende.
“Jemi në hyrje drejt 100 metrave të fundit kur i thonë, drejt finishit. Ne do marrim më shumë mandate se ç’kemi. Se sa do marrim, do ta them me shkrim në Kuç atje tek vendi, ku lë unë një shkrim që pastaj i vënë ata në kornizë, po më duhet dhe pak kohë që pastaj ta them tamam. dhe sondazhistin e Donald Trumpit që edhe Latifi në e pastë sjellë, jam i bindur që sado të përpiqet ta…, se ka mundësi për t’i bërë këto, domethënë pashë një sondazh, kishin hedhur shumë tek të pavendosurit. Nuk ka shumë të pavendosur sot. Diferenca jonë me kënetën do jetë më e madhja ndonjëherë që nga ’97. Ore ia hoqën ‘’ë’’ këtij? Kemi ndonjë informacion ju të bufit? Ia hoqën këtij ‘’ë’’, si shkoi puna e këtij?”, u shpreh Rama.
Tv Klan