Gjimnazi i ri “Sami Frashëri” hap dyert në Shtator

I veshur me kostum siç e do zakoni në një ceremoni mature, Edi Rama u kujdes që në ditën më të rëndësishme të diplomimit për këta gjimnazistë të “Sami Frashërit” të ndante me ta edhe një këshillë të fundit, përpara se të nisnin rrugëtimin e dijes në Universitet.

“Kurrë të mos dorëzoheni ndaj çdo ëndërr që shikoni me sy hapur. Nga ëndrrat me sy mbyllur bëni kujdes. Kjo botë është e atyre që nuk dorëzohen”.

Por edhe ky takim nuk kaloi pa batuta, duke mos kursyer përpara maturantëve kësaj radhe edhe veten.

“Besoj se unë në këtë sallë unë jam i vetmi që nuk kam as Doktoraturë, as Master, po kam një diplomë bojaxhiu”.

Dhe për të padisiplinuarit në sallë nuk kurseu aspak ironinë.

“Ju që bërtisni mund të jeni maksimumi deputetë”.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj, i rikthyer në shkollën që dikur mësoi, tha se “Sami Frashëri”mbetet etalon i prodhimit të lidershipit ndër gjimnazet e kryeqytetit.

“Nga ata që do diplomohen sot do shohim kryeministrat e ardhshëm dhe kryebashkiakë të ardhshë”.

Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ do të hapë dyert për nxënësit e tij në muajin Shtator në një godinë të re, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019.

Tv Klan