Dendias: Diskutojmë marrëdhëniet mes nesh dhe zhvillimet në rajon

Pas një ndalese vetëm disa orëshe në Tiranë, Kryeministri Rama pas vizitës zyrtare në Ankara, këtë të premte ka mbërritur i vetëm në Athinë.

Në axhendën e vizitës jozyrtare është një takimin me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias dhe një drekë pune me homologun Kyriakos Mitsotakis.

Si Rama që e ka lajmëruar këtë vizitë me një foto të bërë duke shkelur tokën greke, ashtu dhe Dendias pas takimit, thotë se temat e diskutimit janë përqëndruar tek marrëdhëniet strategjike dypalëshe, zhvillimet më të fundit në rajon dhe perspektiva europiane e vendit tonë.

Ndërsa në takimin me Mitsotakis, Kryeministri thotë se do të diskutojnë dhe për situatën e shkaktuar nga pandemia dhe për koordinimin që nevojitet mes dy vendeve tona në luftën e përbashkët.

Mediat greke shkruajnë se temë e diskutimit do të jetë padiskutim dhe çështja e detit dhe vendimi i përbashkët peër t’ju drejtuar për arritjen e një marrëveshje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me qendër në Hagë.

Vetëm pak javë pasi u dakordësuan për këtë hap, Greqia me dekret presidencial miratoi zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Vendim që rihapi debatet politike e mediatike në Tiranë por që Kryeministri e cilësoi si debat absurd e të nxitur nga Presidenti dhe opozita pasi për të Greqia s’kishte bërë asgjë më shumë sesa kishte ushtruar një të drejtë të njohur ndërkombëtarisht.

Tv Klan