Zhvillohet ditën e sotme në Madrid samiti i NATO-s. Në të merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin kur mbërrin në ambientet ku do të zhvillohet samiti.

Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Samiti do të zhvillojë punime edhe të enjten.

Sa i përket ditës së sotme, pasdite pritet që Rama të vizitojë muzeun kombëtar Prado në Madrid. Kreu i qeverisë do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Më pas, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Pedro Sanchez.

Ditën e dytë në Madrid, Kryeministri do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson dhe në përfundim do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike.

Kujtojmë që mbrëmjen e së martës, Rama dhe bashkëshortja e tij u pritën në një darkë zyrtare nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës./tvklan.al