Gjatë një vizite në një prej kompanive më të mëdha në fushën e prodhimit të rifiniturave, kryeministri Rama deklaroi mbështetjen për biznesin, duke nxitur politika që sipas tij do të rrisin prodhimin.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

: : “Investimi tjetër 6 milionë euro për fabrikën tjetër në Shijak dhe me disa qindra vende pune është shumë i rëndësishëm dhe ajo që është edhe më e rëndësishme është që ka një sipërmarrje shqiptare që po merr frymë më lirisht dhe po investon më shumë, po rrit eksportet dhe vendet e punës.”

Kreu i qeverisë tha se një tjetër hap për mbeshtetjen e biznesit të rifiniturave është liberalizimi i lejeve të ndërtimit për banesat private.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë:

“Banesat private, investimet prodhuese kanë qenë gjithmonë të hapura. Nga ana tjetër, sigurisht që na duhej të bënim një disiplinim dhe të vinim nën kontroll territorin se u bë një çmenduri me ndërtimet pa leje”.

Kryeministri  u shpreh se qeveria është e angazhuar të bashkëpunojë ngushtësisht me biznesin për formimin e shkollave dhe kurseve profesionale.

Tv Klan