Rama: Mbështetje për fëmijët e bluzave të bardha



Rama: Mbështetje për fëmijët e bluzave të bardha

19:51 12/05/2021

“Vendimi për rritjen e pagave do të realizohet 100%”

Vendimi i parë i qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të jetë një ligj që do të mbështesë fëmijët e bluzave të bardha që ranë në krye të detyrës, nga Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri Edi Rama në ditën ndërkombëtare të infermierëve. Kryeministri shtoi se brenda mandatit të tretë do të behet realitet rritja e pagës për mjekët dhe infermierët.

Rama u surprizua kur në fund të fjalës së tij Asambleja Kombëtare e Infermierëve i akordoi dekoratën “Mik i infermierëve të Shqipërisë”. Po këtë të fundit Rama refuzoi ta merrte menjëherë, me premtimin se do ta pranonte vetëm kur paga e bluzave të bardha të ishte përmbushur.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi Soreca, të cilët theksuan se mbështetja ndërkombëtare nuk do të mungojë derisa Shqipëria ta fitojë betejën me Covid.

Tv Klan










Të ngjashme