“Me këtë lloj investimi ne sigurojmë që konsumatorët shqiptarë të kenë mundësi të hanë produktin e pulës në standarde siç i ha konsumatori europian, maksimale” .

Sfida për të

arritur standardet e BE-së në sigurinë ushqimore është një prej arsyeve që

qeveria po mbështet iniciativat private në bujqësi, blegtori  dhe agroperpunim.  Kryeministri Edi Rama pa nga afer ambientet e

një stabilimenti në Boboshticë që shtoi dy inkubatorë të rinj, përmes

financimit nga Fondi i Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe  pritet të dyfishojë numrin e të punësuarve të

përhershëm dhe të përkohshëm.

 “Ky si regjiment, de facto, duke qenë sadopak

modest është nga më të mirët në rajon, nga pjesa e ventilimit, nga pjesa e

linjave të ushqimit dhe sa i përket ngrohjes është i vetmi regjiment që ka 0

çlirimin e dioksidit të karbonit, diçka që BE mbase e kërkon pas 10 vitesh”.

Qeveria shqiptare

vijon mbështetjen e fermerëve nëpërmjet programit për zhvillim rural, duke

krijuar bazat e një bujqësie moderne që do të plotësojë jo vetëm nevojat e

tregut vendas por do kontribuojë edhe në rritjen eksporteve në tregjet rajonale

dhe evropiane.

Më pas

kryeministri Rama ishte në fshatin Lin ku vizitoi një nga bujtinat e ngritura

kohët e fundit. Ai i bëri thirrje të gjithë banorëve të aplikojnë për të fituar

mbështetjen financiare.

Kryeministri premtoi se në bashkëpunim dhe me pushtetin vendor në fshatin Lin do të kryhen një sërë investimesh si në infrastrukturë ashtu dhe në turizëm.

Tv Klan