Për t’i falenderuar, por dhe për t’ju prezantuar strategjinë parlamentare të mandatit të 3 qeverisës, Kryeministri ka thirrur në një darkë deputetë aktualë dhe ata që do të përbëjnë grupin parlamentar në periudhën 2021-2025.

Darka do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në orën 19:00. Tre ditë më parë Kryeministri në një mbledhje të hapur qeverie lajmëroi se qeveria e re do të bëhet publike javën e ardhshme ndërsa bëri një analizë të 4 viteve të qeverisjes në mandatin e dytë, duke dhënë sinjale dhe për disa ministra që duket se do të jenë sërish pjesë e kabinetit të tij.

Nuk dihet nëse të tilla do të zgjedhë të japë dhe në darkën e sotme edhe pse zyrtarisht qeveria e re do të bëhet publike në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare që pritet të mblidhet javën e ardhshme.

Tv Klan