Në fokus problematika në bashkinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e rajonit të Veriut.

Mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë emërimi i drejtorëve të rinj në Shkodër.

Dy ditë më parë ka patur një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste, për emërimin e drejtuesve të bashkisë Shkodër.

Në mbledhje nuk munguan debatet për zgjedhjen e strukturave të reja dhe emërimin e drejtorëve rajonale të dorëhequr pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

Tv Klan