Rindërtimi dominon axhendën për vitin 2020

Analizën e vitit që lamë pas por dhe listimin e prioriteteve të 2020  , kryeministri dhe kabineti i tij, si dhe përfaqësuesit e kryesisë socialiste kanë zgjedhur ta zhvillojnë në Durrës, në një nga hotelet ku janë vendosur që prej 26 nëntorit dhjetëra familje që ngelën të pastrehë.

Në krye të axhendës së çdo ministrie  për vitin e ardhshëm është vendosur programi i Rindërtim.

Por ashtu sikurse Rama ka deklaruar dhe publikisht iu ka bërë të qartëe ministrave të tij se nuk do të lihen pas dore investimet.

Çdo dikaster po punon që në mesin e Janarit të ketë një faturë të qartë për të gjithë koston financiare që kërkon rindërtimi.

Në pushimin e mbledhjes kryeministri, ministrat dhe anëtarët e kryesisë drekuan së bashku me familjet e dëmtuara nga tërmeti, që janë strehuar në këtë resort në Golem.

Tv Klan