Rama: Kujdes me emërimet e reja

Rama: Kujdes me emërimet e reja

12:16 20/09/2019

Në filtër çdo drejtor rajonal

Pa u mbushur muaji nga mbledhja e Shëngjinit, Edi Rama ka mbledhur sërish deputetët dhe kryebashkiakët që janë pjesë e rajonit të veriut, që drejtohet prej vetë Kryeministrit.

Kësaj here të mbledhur në një hotel në Velipojë, fokusi ashtu si në mbledhjen e parë ka qenë tek procesi i filtrimit të kandidaturave për drejtorët rajonalë të dorëhequr në grup me kërkesë të vetë Ramës për performancë të dobët.

Por gjatë këtij procesi që po ndiqet nga një grup pune që drejtohet nga 2 deputetët e Shkodrës, Sinida Mesi e Luan Harusha, kanë lindur dhe pakënaqësitë e para që i janë shprehur dhe Kryeministrit Rama.

Burime nga mbledhja thonë se deputetët Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi i janë ankuar Ramës se nuk janë pyetur deri në këtë fazë për përzgjedhjen e kandidaturave apo emërimet në poste drejtorësh. Kryeministri u ka kërkuar që të bashkëpunojnë dhe të ulen për të diskutuar çdo problematikë që ka brenda partisë duke u sjellë dhe shembuj nga eksperienca e tij që shpesh herë i është dashur të dialogojë edhe me kundërshtarët politikë.

“Pse nuk uleni bashkë? Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ju pse nuk uleni më njëri-tjetrin të flisni? Mos sillni 20 emra kandidatësh për një post të vetëm, uluni dhe filtroni propozimet”.

Në mbledhje nuk është diskutuar për ngërçin e krijuar në Bashkinë e Shkodrës nga mungesa e një kryetari pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, por është folur për bashkitë e tjera të rajonit të veriut, drejtimi i të cilave është marrë pas 30 Qershorit nga socialistët.

Kryeministri mësohet që të ketë kërkuar shumë kujdes me emërimet e reja apo shkarkimet, në rast se administratat janë të tejfryra me të punësuar. Kjo pasi sipas tij do të kthehet në kosto për buxhetin e këtyre bashkive që do të duhet të paguajnë 2 persona për të njëjtin vend nëse gjykata ju jep të drejta të shkarkuarve.

Ilir Beqja është zgjedhur që të rishikojë organigramat e çdo bashkie dhe të bëjë propozime për struktura të reja, me stafe më të reduktuara.

Në këtë mbledhje mungoi sërish Ditmir Bushati ish-drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, që aktualisht është vetëm deputet i kësaj zone dhe anëtarë kryesie.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori