Kryeministri ka mbledhur në një lokal në Dajt kabinetin qeveritar në një mbledhje informale.

Në këtë takim, që Rama e ka kthyer në traditë dhe e zhvillon gjithmonë pas proceseve zgjedhor, mësohet se të gjithë ministrat po raportojnë për punën e bërë për prioritet që kanë dikasteret që ata drejtojnë.

Ndërsa në pjesën e dytë të saj, diskutimet do të përqendrohen tek reformat prioritare për 4 vitet e ardhshme për çdo ministri, edhe pse shumë prej ministrave aktual nuk do të jenë më pjesë e kabinetit të ri qeveritar që kryeministri pritet do ta bëj publike në fund të muajit Gusht.

Tv Klan