Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë mbëmje në Elbasan anëtarë të kabinetit qeveritar dhe anëtarë të kryesisë dhe deputetë të Partisë Socialiste.

Pasi kaluan trafikun e madh të automjeteve në rrugën Elbasan-Tiranë, Kryeministri dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar u mblodhën një natë para festës së Ditës së Verës në Elbasan.

Ende nuk ka një version zyrtar lidhur me axhendën, por burime pranë qeverisë pohuan se në qendër të diskutimeve do të jetë situata politike e krijuar në vend, kongresi i 23 Marsit të Partisë Socialiste dhe zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Temë e këtij takimi janë edhe projektet për Elbasanin në veçanti.

Gjatë ditës së verës  Kryeministri Rama ka planifikuar një axhendë të ngjeshur për festën. Nga vizitat në panair e ekspozita e deri në shijimin e një kafeje në Kalanë e Elbasanit.

Në 14 mars Elbasani është qyteti që pret edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha axhenda e të cilit është e ndryshme nga ajo e kryeministrit, kryesisht takime me qytetarët. /abcnews.al