“Socialistët përgatiten për zgjedhjet parlamentare”

Në kuadër të riorganizimit dhe përgatitjes së strukturave drejtuese të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare, Kryeministri Edi Rama është takuar me përfaqësuesit e bazës në qytetin bregdetar të Vlorës.

Mbledhja është zhvilluar larg vëmendjes së mediave në një nga lokalet e zonës së Zvërnecit.

 Mësohet se në fokus të takimit krahas zgjedhjeve parlamentare, ka qenë edhe analiza e punës së bërë nga pushteti lokal.

Mësohet se përfaqësuesit e bazës kanë kërkuar edhe emërimin e një tjetër zv/kryetari për Bashkinë e Vlorës.

Mbledhja e Kryeministrit Rama me përfaqësuesit socialistë të qytetit bregdetar vjen pak ditë pas 2 takimeve të njëpasnjëshme që zhvilloi në zyrën e tij me deputetët socialistë dhe kryebashkiakët për të nisur punën për fushatën elektorale.

Në takimin e datës 8 korrik Rama u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje lokale të parakohshme dhe se të gjithë duhet të punojnë për një mandate të tretë.

Tv Klan