Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mëngjesin e së dielës kabinetin qeveritar në një takim informal në qytetin e Elbasanit.

Burime të Tv Klan thanë se në këtë takim do të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga detyra dhe ministrat e rinj.

Sipas të njëjtave burime në takim do të diskutohet për reformat e kryera dhe prioritetet e këtij viti.

Të pranishëm në mbledhjen me ministrat do të jenë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Tv Klan