Mbyllet kufiri ajror dhe tokësor me autobusë me Greqinë

Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, Kryeministri Rama ka paralajmëruar përshkallëzim të masave ekstreme të ndërmarra në vend. Duke nisur nga e ora 6:00 e mëngjesit të së dielës do të ndalohet qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale, duke zgjeruar në këtë mënyrë perimetrin e vendosur që prej së premtes. Përmes një videomesazhi nga shtëpia e tij, kreu i qeverisë tha se shembulli i mbylljes së lokaleve në kryeqytet  do të ndiqet edhe në 5 qytete të tjera.

“Në Fier, Vlorë, Elbasan Lezhë dhe Shkodër, do të mbyllen të gjitha lokalet dhe mjediset e mbyllura sipas të njëjta kategori si në tiranë. Nga dita e diel ora 06:00 jo vetëm brenda por edhe rrugët nacionale. Perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet. Po ashtu ndalohet edhe qarkullimi mes Elbasanit dhe koces. Do të këputen lidhjet me këtyre vendeve. Do të qarkullojnë vetëm automjetet që lejohen ne perimetrin si ai tiranë Durrës.”

Por kjo nuk është e vetmja masë e ndërmarrë, pasi nga ora 10 e ditës së shtunë do të ketë mbyllje të kufijve ajror e tokësor me autobusë me fqinjin tonë jugor, Greqinë.

“Kemi ndërprerë gjithë udhëtimet me Greqinë, ndërsa autoveturat do të lëvizin normalisht. Transporti i mallrave nuk do të ketë ndërprerje. Sot u njoftua se  Maqedonia e Veriut ka mbyllur doganat e Bllatë2s. Ndërsa Turqia deklaroi mbylljen e portës nga Evropa. Ne kemi vepruar mirë sepse si Turqia nuk e mbyllën kufirin pa u shfaqur rastet.”

Gjithashtu janë mbyllur dy pika të kalimit kufitar me Malin e Zi, në Muriqan dhe Vermosh. Rregulla të forta kryeministri paralajmëroi edhe për median.

“Sanksionet për shkelësin do të jenë të ashpra dhe do të përshkallëzon. Të gjitha kompaninë televizive duhet të ndërpresin programet me më shumë se dy persona, do të ndalohen se janë vatra të rrezikshme për armikun e padukshëm. Të evitohet ajri i kondicionaur. Hapja e dritareve ndihmon në luftën e përditshme ndaj tij.”

Kryeministri tha se lëvizja do të jetë e lirë për të gjitha ata qytetarë apo kompani që do të akreditojnë punonjësit e tyre pranë policisë, në të kundër masat ndaj kujtdo do të jenë të ashpra.

Me shprehjen se Shqipëria ende nuk ka parë asgjë në luftën me koronavirusin kreu i qeverisë  tha se dy javët e ardhshme do të kuptohet se cila do të jetë shkalla e agresivitetit të koronavirusit në vendin tonë, duke paralajmëruar rritje të numrit të të prekurve.

Tv Klan