Ekipin e kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, kryesocialisti Edi Rama e vlerëson si me përfaqësuesin jo vetëm për çdo grupmoshe, gjini e profesion, por dhe çdo parti.
“Partia Socialiste jua ka dhënë të gjithëve mundësinë, deri edhe ballistëve ju kemi dhënë mundësinë që të shohin nga ne nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Ata të rënë janë në kënetë, por qëndrimi i tyre në kënetë. Është shanci i tyre i vetëm për të dalë nga këneta”, shprehet Rama.
Vota e 11 Majit sipas Ramës është votë që nuk duhet hedhur duke patur në mendje logot e parties, por të Bashkimit Europian.
“Ky është një nga ato momente kur treni i historisë kalon përpara nesh dhe kur ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe duhet të vetëdijësojmë këdo që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion”, thekson Kryeministri.
Garën e parlamentarëve të Majit kryesocialisti në takimin me kandidatët e Tiranës e vlerëson me të njëjtën rëndësi si atë të zgjedhjeve të ’92.
Qielli duhet të jetë kufiri, qielli. Llogaritë aritmetike nuk vlejnë në këto zgjedhje, në këto zgjedhje vlen një llogari tjetër. Llogaria e shqiptarëve me historinë e më të shkuarën e në të ardhmen. E ardhmja si asnjëherë më parë është e materializuar në këto zgjedhje me një vote”, tha Rama.
Gjatë prezantimit të kandidatëve të Fierit, Rama tha se vota në drejtim të forcave të tjera, çon në humbje të këtij shansi historik për t’u anëtarësuar, por njëherazi vë në rrezik dhe Reformën në Drejtësi.
“Me kë do flasin? Me bufin? Sa të lidhen kodet e komunikimit dhe të bëhen transkriptet e çfarë do të thotë “kuakuakua” në gjuhën e BE kanë kaluar vite”, tha Rama.
Në një tjetër takim që zhvilloi me të rinjtë Rama rispëririt se objektivi i socialistëve në qarkun e Fierit është minimumi 10 deputetë. Pas Fierit, Rama bëri një vizitë surprizë në Njësinë 1 të Tiranës duke zbuluar patronazhistët. Kryesocialisti teksa shpërndan pica për ekipin e socialistëve të kësaj njësie nuk kursen as batuta me ministrin e Brendshëm.
Tv Klan