Kryeministri Rama paralajmëroi vizitën e kancelarit të ri gjerman Merz më 16 Maj.
“Do të vij në takimin e tij të parë të një formati multilateral edhe Kancelari i ri Gjermanisë dhe Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës”, tha Rama.
Orientoi emigrantët që kanë marrë zarfet drejt numrit 5.
“Kini parasysh që vendoset një shënim X, po brenda kuadratit ku shkruhet numri 5 dhe vetëm aty, në çdo kuti tjetër vota juaj është juridikisht e vlefshme, por politikisht e pavlefshme”, tha Rama.
Në burg sipas tij nuk janë as sa çereku i qeverisë nga mbi 60 vetë që kanë qenë ministra në 12 vite pushtet.
“Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord? Në procese me drejtësinë janë, kanë qenë dhe janë ish ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot në numër pa harruar që unë kam pasur mbi 60 ministra”, tha Rama.
Mandati i katërt duhet tha Rama edhe për të mbyllur legalizimet.
Pretendon diferencë më të madhe në vota se në vitin ’97 me Sali Berishën.
Klan News