Gjatë një takimi  me artistët e rinj për të nderuar sopranon Enkelejda Kamani, fituese e vendit të parë në Konkursin e Teatrit prestigjioz “La Scala”, kryeministri Edi Rama premtoi mbështetjen qeverisë për iniciativat e të rinjve në fushat e artit.

Më në fund, po rindërtohet Teatri i Operas dhe Baletit, pas shumë e shumë dekadash i lënë pas dore, ku e vetmja gjë që shkëlqente ishte performanca e artistëve në skenë dhe ku çdo gjë tjetër rrezatonte trishtim.”

Ndërsa ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se institucioni që ajo drejton do të jetë gjithnjë mbështetje për artistët e rinj.

Kreu i qeverisë vlerësoi punën e bërë nga Ministria e Kulturës për ringritjen e shumë institucioneve artistike, duke thënë se qeveria do të bëjë ç’është e mundur për të gjithë ata që vijnë nga rruga e familjeve të zakonshme  që të kenë mundësi që ëndrrat dhe shpresat e tyre t’i bëjnë realitet.

Tv Klan