“Me Bashën do ndërpritet rindërtimi dhe vaksinimi”

Përpara biznesit të vogël në Fier, Kryeministri Rama foli për një bilanc të jashtëzakonshëm të mandatit të dytë qeverisës.

“Më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit, dhe do jetë edhe për shumë dekada të tjera”.

Përballjen me tërmetin e pandeminë i  sheh si një betejë, nga ku thotë se as ka ndërmend të ndalet deri në fitoren e kësaj lufte.

“Do të fshijmë nga faqja e dheut të gjitha gjurmët e tërmetit. Duhet të dalim sa më shpejt nga tuneli i pandemisë”.

Votën për mandatin e tretë qeverisës e kërkon edhe për mbështetjen që sipas tij qeveria i ka dhënë biznesit, si dhe për zerimin e barrës fiskale deri në 2029-ën.

“Jo vetëm taksa dhe TVSH do të mbeten zero, por dhe procesi i fiskalizimit do të ecë shumë shpejt”

Pa ironizuar nuk la edhe programin ekonomik të demokratëve, në themel të të cilit qëndron taksa e  sheshtë.

“Cilido që merret më biznes të vogël sot se kuptoj dot të votojë taksën e sheshtë dhe 9 % direk taksë nga zero që e kanë. Pra të paguash taksë që Luli të shkojë të flejë në Kryeministri, kjo është gjë e pakonceptueshme”.

Përgjigje i ktheu edhe akuzave se ka frikë nga masiviteti në fushatat elektorale.

“Uragani i Noc Rrokut, unë vërtet ka frikë po nga sëmundja, se disa janë infektuar, ndërsa për frike tjetër s’ka as une e askush së është shumë e qartë jo që po vjen në 25 Prill, ne jemi shumica e do jemi shumica”.

Pa përgjigje nuk la edhe deklaratën e Bashës se PD ka futur vendin në NATO.

“Shqipërinë në NATO e ka futur SHBA”

Ironinë e vijoi sërish për lulzim Bashën.

“Është thjesht Gjinua që është vënë përpara për të krijuar idenë se ka një dasmë e një dhëndër të ri, ndërsa trimi që gjuan me gurë dihet që është Iliri”.

Tv Klan