Në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, Kryeministri Edi Rama nënvizoi angazhimin dhe ambicien e lartë të forcës politike që ai drejton për t’i hapur Shqipërisë dyert e integrimit në Bashkimin Europian.
“Na duhet të hyjmë në këtë derë që është hapur sot si një mundësi, jo vetëm reale, por aktuale. Dhe ajo derë mund të mbyllet nëse ne nuk jemi të shpejtë për ta shfrytëzuar për hapësirën e kohës që kemi në dispozicion”, tha Rama.
Sfidë për kreun e qeverisë mbetet pakthyeshmëria e reformës në drejtësi, ndërsa shprehu bindjen se vetëm me hyrjen në BE, garantohet barazia para ligit.
“Garantimi i pakthyeshmërisë së reformës në drejtësi është sfida e sfidave. Dhe e përsërisë, në momentin që ne hyjmë në BE, ky nuk është më një alarm. Por deri kur duhet të jemi në BE, ky duhet të jetë alarm i vazhdueshëmm, që reforma në drejtësi të jetë i pakthyeshme”, tha Rama.
Ndonëse shpesh i paragjykuar, komisioni i Posaçëm Antikorrupsion tha kryeministri ishte rezultat i një ndjenje alarmi të brendshëm përballë sfidës së negociatave. Mes të tjerash, garantoi se puna e kësaj strukture në Kuvend do të vijojë.
“Ky komision, puna e të cilit do të vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme që të jemi të qartë. Është kyç për të mundësuar jo vetëm hyrjen në atë derë, por edhe qëndrimin aty si një vend me një process të garantuar, të garanicisë individuale dhe barazisë përpara ligjit”, tha Rama.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, garantoi mbështetjen e Kuvendit ndaj reformës së drejtësisë.
“Kuvendi po përforcon mbikqyrjen, tranparencën, pjesëmarrjen, llogaridhënien dhe eficencën duke kontribuar që qeverisja e hapur të synojë ndërveprimin e të trija degëve ekzekutive dhe gjyqësore”, tha Spiropali.
Sipas kryeministrit, Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër përvec asaj drejt Bashkimit Europian.
Klan News