Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e Shkodrës, nga ku foli lidhur me mandatin socialist në këtë qark.

Rama u shpreh se ishte puna e vajzave dhe grave që Partia Socialiste mori mandatin në këtë qark, për të bërë shndërrime sipas tij, që opozita më parë nuk i ka bërë. Kreu i qeverisë madje e quajti “konspiracion”, punën e bërë prej grave që të votohet për Partinë Socialiste e jo për atë Demokrate, kjo e fundit për të cilën Shkodra shquhej për votat më të shumta në Shkodër.

Nuk vonoi shumë që dhe këtë herë, punën e bërë prej opozitës ta quajë kënetë, ashtu si herë të tjera, e sakaq Rama shtoi se vetëm në 2 vite, në Shkodër janë bërë punime më shumë se sa në vitet e mëparshme të PD-së.

“Këtu në Shkodër gjithë kjo ka një domëthënie shumë të veçantë. Sepse sot, fatmirësisht, falë jush e shumicës qytetare të Shkodrës, unë nuk jam më në pozitën që të vij këtu, siç kam ardhur shumë herë, duke ju lutur aman mo aman, ma besoni nj ëherë të vetme këtë punë dhe t’ju tregoj se çfarë ndodh, e pastaj gjykojeni vetë. Po një herë mo. Sa herë ja besuat kënetës, zhytu më thellë, e voto më shumë kënetën. Deshte Zoti i Madh, falë jush, se unë e di që ka qenë një konspiracion i juaj që i keni bërë burrat që hajde një herë, të shkojmë ta provojmë këtë rrugë tjetër se vdiqëm duke përsëritur të njëjtën gjë. Ne sot, kemi mundësinë të tregojmë të gjithëve, që në 2 vjet, ne kemi bërë për Shkodrën sa nuk është bërë në të gjitha vitet e mëparshme të marra së bashku. Madje, akoma më keq për ata, sepse në 2 vjet, ne kemi ndërtuar sa kemi mundur, por s’kemi bërë asnjë dëm. Ndërkohë që gjithë vitet e mëparshme, ata kanë ndërtuar noc rrokun dhe kanë bërë vetëm dëme”, tha Rama.

/tvklan.al