Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me minoritarët e Bashkisë së Dropullit në Gjirokastër, në kuadër të llogaridhënies publike.

Gjatë bashkëbisedimit në fshatin Grapsh të kësaj Bashkie, një qytetar e pyeti Kryeministrin nëse arrestimi i Spiro Kserës është provokim.

“Unë jam i Partisë Demokratike. Ai që mund të kundërshtonte Vangjel Tavon ishte Spiro Ksera. A ishte provokim për minoritetin arrestimi i ish-ministrit përpara derës së shtëpisë”?

Ndërsa, Kryeministri Rama është përgjigjur duke i thënë se Qeveria nuk arreston njerëz, pasi kjo është punë e Prokurorisë.

Qeveria nuk arreston njerëz. Arrestimet i bën Prokuroria. Dhe këtë e kam edhe për shumëkënd që duhet qenë i dëshpëruar nga shumë vite padrejtësira ka humbur durimin e thotë duke mu drejtuar mua pse nuk fut në burg këtë e atë, pse nuk kap këtë e atë. Ndërmorëm pas shumë vitësh reformën në drejtësi dhe në një kohë rekord”

. /

tvklan.al