Rama: Më ndiqni sonte te Fevziu për çështjen e plehrave



Rama: Më ndiqni sonte te Fevziu për çështjen e plehrave

15:52 15/10/2020

Prej disa ditës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar dhe ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e parave përmes inceneratorit të plehrave.

Në konferencën e sotme me gazetarët, Lulzim Basha përmendi me emra atë që ai e quajti “grup i strukturuar kriminal” dhe “mafia e plehrave”.

Por kreu i qeverisë ka vendosur që akuzave të Lulzim Bashës t’u përgjigjet sonte në emisionin “Opinion” në televizionin Klan, ku siç tha, do të publikojë disa dokumente.

Më ndiqni sonte te Fevziu për çështjen e plehrave. Më ndiqni sepse sot do t’ju ndriçoj me dokumente. Pse është i shqetësuar Luli dhe pse bërtiste. Më vjen keq për Lulin”, u shpreh shkurtimisht Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës me gazetarët sot në selinë e Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar sonte në orën 21:00 në emisionin Opinion në Tv Klan. /tvklan.al




Të ngjashme