Kryeministri Edi Rama kërkon që anëtarësimi në BE të shikohet si stacioni i fundit i shpëtimit të vendit nga e shkuara aspak e lavdishme.

“Bekimi ynë i madh është që lindim, rrojmë dhe vdesim këtu në mes të Europës dhe që BE e kemi mundësi të kapshme”, tha Rama.

Në replikë me një ndjekës që mendon se Shqipëria nuk duhet të bëhet pjesë e unionit që është në krizë, Rama i flet me shifra për të kundërtën.

Sipas tij me mbështetjen financiare të BE-së kur të jemi anëtarë çdo sektor do të ketë një buxhet të shumëfishuar për t’u fuqizuar.

“Në 10 vite morëm mbështetje nga Be diçka më shumë se 1 mld euro. Të njëjtën mbështetje më shumë se 1 mld Euro do ta marrim çdo vit. Kështu që voto për PS që të marrim pasaportën europiane të Shqipërisë”.

Rama përgënjeshtron sjelljen e shtetaseve nga Pakistani e Kurdistani si pjesë e ndonjë plani të qeverisë së tij, por gjithsesi kërkon që mos të harrohet historia jonë me emigracionin.

“Si një shqiptar kurrë nuk duhet të flas e përçmim për askënd tjetër sepse ne e kemi paguar historinë e përçmimit në kurriz”, tha Rama.

Tv Klan