Rama: “Me timon pa timon shoferi jonë është kampion” (Video)

Rama: “Me timon pa timon shoferi jonë është kampion” (Video)

12:16 30/10/2019

Kryeministri Edi Rama ka shprehur entuziazmin për teknologjinë 5G që po testohet për të hyrë në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se revolucioni në këtë teknologji do të transformojë çdo sektor në vend.

“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë. Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G, me një investim fillestar prej 150 milionë Eurosh nga kompania Vodafone.

Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi