Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me eurokomisionerin Varhelyi, i cili sot po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas takimit, Kryeministri Rama deklaroi se Komisioni Europian ka një politike të re për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Sipas kreut të qeverisë, plani i ri që ka Komisioni Europian, do të ndihmojë vendin dhe rajonin për t’u integruar gradualisht në tregun europian.

Plani i ri ekonomik është një mundësi e jashtëzakonshme e re që krijohet nga ky Komision i ri Europian që ka ardhur me një qasje të re dhe po implementon një politikë të re për rajonin. Vizioni i një rajoni ku zhvillimi përmes bashkëpunimit është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë. Në plan ka shumë aspekte por aspekti kryesor është që plani do na ndihmojë të integrohemi gradualisht si rajon me tregun europian. Komisioneri Europian nuk ka qenë këtu thjesht për të na ngushëlluar dhe për t’u solidarizuar me ne në momentet e tragjedisë, nuk kanë qenë këtu as thjesht dhe vetëm përmes komisionit për të vazhduar implementimin e programit të rindërtimit, por megjithëse Covidi goditi drejtpërdrejt të gjithë, komisioneri ka qenë telefonata e parë me jashtë nga ajo zonë që quhet BE për të më garantuar që BE, Komisioni do të jetë pranë Shqipërisë, pranë rajonit edhe në këtë fazë pavarësisht vështirësive që ka pasur. Dhe kështu ka ndodhur. Kur shqiptarëve mund t’u themi që rruga jonë e përbashkët në vitet e ardhshme nuk është thjesht rruga e hapave në reforma, por edhe rruga e ndërtimit të një ekonomie të re të rajonit”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.  /tvklan.al