Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste u mblodh në Tiranë një formë mbështetje për socialistët shqiptarë që kërkojnë të marrin një mandat të katërt për të qeverisur.

Presidenti i Internacionales, kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez përmes një mesazhi që ju përcolli të pranishmëve me një video, foli për rrezikun që i kanoset demokracive nga dizinformacioni.

“Algoritmet që nxisin radikalizimin dhe gjuhën e urrejtës në internet nuk janë probleme të izoluara, por probleme kërcënime globale që kërkojnë përgjigje të bashkërenduara”, tha Sanchez.

Ndërsa kryeministri Rama është i shqetësuar për një tjetër që lidhet me mungesën e mbështetjes me fonde për projektet që synojnë të afrojnë të rinjtë me politikën.

“Si ndodh që kaq shumë para janë shpenzuar për të nxitur e zhvilluar shoqërinë civile Që është një gjë e mirë ndërkohë asnjë vendim politik nuk është marrë ndonjëherë për të financuar edukimin politik. Ajo çfarë po ndodh me median sociale është edhe shkatërrimi i idesë së politikës. Kemi parë që partitë që formohen nga urrejtja, nga tërbimi, nga cinizmi kur kanë patur mundësi të vijnë në pushtet kanë bërë gjëra shumë të këqija. Pra është një pikëpyetje shumë e madhe kush dhe si do ta ndryshojë këtë gjë sa i takon edukimit të brezit të ri me idenë e politikës”, tha Rama.

Rama i njohu të pranishmit me të gjitha përpjekjet që po bën Shqipëria për t’u anëtarësuar në BE, duke udhëhequr dhe një Reformë në Drejtësi që po ha dhe “koka” nga partia e tij për të cilët përsërit se ndjen keqardhje personale, por që gjithsesi nuk e ndryshon divizën që Partia Socialiste ka: të vijojë ta mbështesin pavarësinë e drejtësisë së re.

Tv Klan