Teksa ndodhej në Mamurras për të vizituar kantieret e rindërtimit, kreu i qeverisë është ndalur edhe në ceremoninë e fejesës mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stambolli. Kreu i qeverisë tregoi se si kishe marrë vesh për këtë fejesë dhe fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një nuse turke që vinte në Shqipëri.

Rama nuk la pas batutat me çiftin ku dha porositë si për nusen ashtu dhe për dhëndrin. Ky i fundit duhet të mësojë shqip, ndërsa nuses i tha që me llokumin e parë të ëmbëlsojë vjehrrën.

“Dëgjo këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Jeta është interesante shumë… Unë erdha me Linditën dhe Majlindën tek këto kantieret kur më thanë që fejon djalin nesër. Dhe i thashë çne fejon djalin ai dhe qenka këtu, po më thanë e fejon këtu në Laç. Unë thashë çne paska marrë dhe nusen nga Turqia të vijë këtu, jo më thanë e fejon me një gocë tonën. Pastaj mora vesh që keni bërë studimet në Turqi. Po ky duhet të mësojë shqip”, tha Rama./tvklan.al