Në fokus, zgjedhjet e Qershorit për Parlamentin Europian

Në Madrid këtë të shtunë është zhvilluar takimi i radhës i Këshillit të Internacionales Socialiste ku po merr pjesë dhe kryetari i Partisë Socialiste shqiptare, kryeministri Edi Rama.

Motoja e takimit ishte: Socializimi që fiton që është njëkohësisht dhe sfida që kanë partitë e majta europiane në zgjedhjet për Parlamentin Europian që do të mbahen në Qershor.

Në drejtimin e Kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, socialistët kanë diskutuar për mënyrën se si duhet të përshtaten të majtët përballë rrezikut të ardhjes në pushtet të partive të radikalëve të djathtë që janë duke marrë gjithnjë e më shumë mbështetje.

Tv Klan