Gjatë qëndrimit në New York, 6 liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministri Edi Rama, janë ulur në një takim informal me përfaqësuesin e Lartë të Komisionit Evropian Josep Borrell.

Takimi, siç konfirmon vetë Borrell, u përqendrua te sfidat gjeopolitike, veçanërisht ndikimin e dëmshëm të agresionit rus kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kinës për të zgjeruar ndikimin e saj ekonomik.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi se Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e së ardhmes së Evropës, ndaj ai mendon se anëtarësimi është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri.

Takimi ishte një mundësi për të kujtuar nevojën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese dypalëshe dhe sipas Borrell udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane.

Tv Klan