Rama mesazh të fortë deputetëve: Do humbasim nëse vazhdojmë kështu

Rama mesazh të fortë deputetëve: Do humbasim nëse vazhdojmë kështu

15:54 09/09/2019

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri u ka kërkuar deputetëve angazhim maksimal në fushatën e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Socialiste. Tv Klan ka mësuar se Rama i ka kërcënuar se në rast se ata nuk e tregojnë këtë angazhim atëherë duhet ta konsiderojnë këtë urdhër të tij si kërkesë për dorëheqje nga grupi parlamentar, apo nga karriera parlamentare.

Sipas tij disa prej deputetëve s’kanë dijeni ku i kanë zonat elektorale dhe çfarë kërkesash ka elektorati i tyre, çka sipas tij është e patolerueshme. Ndaj sipas tij, nëse vazhdojnë në këtë drejtim duhet t’i kthejnë Partisë Socialiste atë që i kanë marrë, pasi kjo forcë për Ramën s’mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet.

Mënyra e vetme, sipas Ramës është ta trasformojnë këtë forcë, e cila nuk mund të shkojmë në zgjedhje dhe të përsërisin të njëjtat gjëra duke shkuar drejt një humbje të sigurt. Partia Socialiste, sipas tij, dhe ai vetë nuk mund të mbajnë më këtë maskaradë, këto zullume që bëhen nëpër zyrat e shtetit. Dhe një pjese të deputetëve, sipas tij, interesohen vetëm për drejtorët. Kush ikën dhe kush vjen?  

Kryeministri ka qenë i prerë kur ka deklaruar, thonë burimet, që nuk do të presë fundin. Të njëjtën gjë ka kërkuar dhe nga deputetët.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT