PD-LSI dhe KÇK, 3 këmbët e së keqes me 2 koka presidentesh

Mandatin e tretë qeverisës Kryeministri Edi Rama tha se e kërkon edhe për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi. 25 Prillin e cilësoi si vulë të këtij procesi, ndaj dhe shqiptarëve i kujtoi se vota kundër socialistëve në zgjedhje është edhe kundër Reformës në Drejtësi.

Dhe në krye të listës të armiqve të përbetuar të Reformës në Drejtësi liston Presidentin Ilir Meta dhe pas tij ish-Kryeministrin Berisha.

Pa sulmuar nuk la sërish koalicionin e firmosur nga PD e LSI, por ndryshe nga Meta e Berisha, tek Lulzim Basha nuk sheh asnjë kërcënim për Reformën në Drejtësi.

Gjatë prezantimit të drejtësisë që duam Vasilika Hysa deklaroi publikisht largimin pas 12 viteve në politikë, ndërsa Kryeministri tha se në krye të listës së kandidatëve për Tiranën do të jetë Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe Prefekti Toni Gogu.

Tv Klan