“Nuk ka arsye që Ardi Veliu të japë dorëheqjen”

Edi Rama nuk i sheh si akumulim të revoltës kundër keqqeverisjes së tij. Por është i bindur dhe i akuzon  si organizatorë dhe nxitës të protestave  të dhunshme presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha, që në luftën e tyre politike për të marrë pushtetin me dhunë sipas kryeministrit nuk po kursejnë as të miturit.

“Ata fëmijë janë të abuzuar. Ata që janë pas tyre janë kriminel. Ilir Meta dhe Sali berisha jane bashkë dhe kanë vetëm një objektiv, të pengojnë popullin shqiptar të zgjedh atë që do”.

Po me siguri thotë se në këtë skenar nuk ka dorë Lulzim Basha të cilin e akuzon vetëm për një karakter të dobët si politikan.

“Mua me vjen keq për Lulzim Bashën, pasi provon se ëshëtë një lider pa pikë karakteri. Jam i bindur se nuk ka asnjë lidhje me këtë që po ndodh“.

Nuk do të ketë një shkarkim të Ardi Veliut nga Rama dhe nëse në shesh do të ishin më shume së protestuesit e këtyre 6 ditëve siç thotë kjo për arsyen e thjeshtë se dorëheqja e Lleshajt mjafton për të kërkuar ndjesë për një tragjedi që Policia e Shtetit thotë se s’ka asnjë përgjegjësi.

Jo këta, po sikur të ishin 500 mijë veta, të kërkojnë tani të ikë dhe drejtori i policisë. Nuk vendoset në rrugë se kush ikën e kush vjen, por vendoset në bazë të çfarë është e drejtë”.

Rama sqaron se termi aksidental i përdorur në VKM që parashikon dëmshpërblim për familjen e Klodian Rashës por dhe çdo rast të ngjashëm nuk duhet të lexohet si një akt i qeverisë për të marrë në mbrojtje policin që qëlloi mbi 25-vjeçarin.

“Është përdorur një term juridik, teknik, për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit”.

Në konferencën për shtyp me fokus ekonominë i jep përgjigje dhe dekretit të Metës që kthen për rishqyrtim buxhetin e 2021 por dhe FMN që në raportin e fundit flet për ritme të ngadalta në programin e rindërtimit.

“Ilir Meta nuk mendon asgjë tjetër e sheh buxhetin si shesh për të bërë përshesh“.

Kryeministri lajmëron se te mërkurën qeveria do të marrë vendim që edhe këtë vit pensionistëve të mos i mohohet shpërblimi i fundvitit dhe fondi që do të firmoset do të jete 34 milionë Dollarë.

Tv Klan