Teksa ripërsëriti ofertën e tij për bashkëpunim drejtuar Partisë Demokratike, Kryeministri Edi Rama u pyet në “Opinion” edhe për ‘kushtin’ e që Basha duhet të ndahet nga Berisha dhe Meta. Për presidentin Meta ai ishte i prerë. Rama tha se Ilir Meta është dënuar nga populli sovran i Shqipërisë në mënyrën më spektakolare dhe ky dënim do të formalizohet nga parlamenti aktual, jo ai i legjislaturës së re.

Nuk e keni më kushtin që Lulzim Basha duhet të ndahet nga Berisha dhe Meta për të bashkëpunuar?

Meta është jashtë çdolloj konfiguracioni dhe me Ilir Metën do të merret parlamenti i Shqipërisë. Sepse Ilir Metën populli e dënoi dhe, parlamenti i Shqipërisë do ta formalizojë dënimin.

Ky parlament? Ky që është sot?

Ky-ky.

Jo ai që do mblidhet?

Ky më ky, direkte. Është i dënuar nga populli shqiptar… Ky është parlamenti i Shqipërisë, është aktual. Biles atëherë kur u bë ky diskutimi u thashë përse e lini këtë tranzicionin kaq gjatë. Bëhen zgjedhjet në Prill, formohet qeveria e re në fund Shtatori. Ky parlament vetëm do formalizojë. Ilir Meta është dënuar nga populli sovran i Shqipërisë në mënyrë më spektakolare. Kërkoi një referndum dhe ka marrë PD… PD nuk është ndëshkuar në këto zgjedhje, të jemi realistë, nuk ka ndëshkim, unë e lexoj votën e PD si një votë e cila i është dhënë që ka bërë një sforco… PD me fushatën dhe rezultatin që mori ka arritur maksimumin që mund të arrinte nuk  mund të shkonte më tutje./tvklan.al