Përplasjet mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama vazhdojnë të jenë prezente edhe këtë të shtunë, lidhur me kandidaturën e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Disa orë, pasi kreu i shtetit, tha se Ministria e Jashtme nuk është një autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, Rama i është kundërpërgjigjur duke thënë se

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktoreshës së Shkencave”.

Reagimi :

Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave👎Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet👎/tvklan.al