Edi Rama i njeh disa merita ish-aleatit të tij Ilir Meta, që për të është një personazh kompleks, por tani si president me dekretin e shfuqizimit të datës së zgjedhje thotë se ka bërë një gabim fatal që detyroi socialistët të ndërmarrin procedurën e shkarkimit.

Në takim me banorë të njësisë Nr 6 në kryeqytet, i shoqëruar nga Kryebashkiaku Veliaj, komenton tensionin e krijuar në mitingun elektoral të Shkodrës, që sipas tij ka precedent të vetëm në ’91.

Nuk i kursen etiketimet për Kryebashkiaken e Shkodrës. Ndërsa për Kryebashkiakun e tij rezervon batutat.

Tv Klan