Nga Saranda ku vijoi fushatën elektorale dhe zhvilloi një takim me banorët e zonës, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk la pa sulmuar Presidentin Ilir Meta.

Rama tha se Meta është kandidati informal i opozitës në Vlorë e shtoi se sipas tij Presidenti po bën fushatë skutave dhe premton se do nxjerr njerëz nga burgu.

Ilir Meta ka vendosur informalisht kandidaturën në Vlorë. Bën fushatë skutave me ata të OFL-së dhe premton se do të nxjerrë njerëzit nga burg. Është bërë me atë Leskon që është e keqja më e madhe e lumit të Vlorës. Janë mbledhur si një tufë hienash. Dhe nuk lënë dy gurë bashkë që të mos lënë asgjë“, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë bëri fajtor Metën për bllokimin në aeroportin e Rinasit. Po ashtu komentoi listën e kandidatëve për deputetë të opozitës dhe tha se s’kanë asnjë lidhje me qarkun ku kandidojnë./tvklan.al