Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë, pasi Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim buxhetin e vitit 2019, pas protestave të studentëve.

Në një njoftim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se Presidenti Ilir Meta e ktheu buxhetin e Shqipërisë, pas prezantimit të kërkesave të LSI.

“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së🙈Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut🤮Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes.🤝🤗/ tvklan.al