Nuk do të humbim kohë për ndërtimin e Teatrit të ri

Në konferencën për shtyp që mbylli sezonin politik përpara nisjes së pushimeve, kryeministri Rama u dha përgjigje edhe akuzave të kundërshtarëve të tij politikë, përfshirë Presidentin Meta.

Për kreun e shtetit tha se është në vështirësi të madhe dhe se ishte gati ta ndihmonte, por s’ia kurseu ironitë për deklaratat e tij se ka kapur të gjitha institucionet.

I ka akuzuar Ilir Metën, Sali Berishën, Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin se kanë frikë nga drejtësia dhe SPAK, por kur pyetet nëse i frikësohet edhe vetë kësaj strukture që do të hetojë politikanët, jep këtë përgjigje.

Pavarësisht ironisë ndaj qëndrimeve të opozitës, thotë se e ardhmja politike nuk pret, ndaj premton se duke filluar nga Shtatori nuk do të humbasë aspak kohë dhe do t’u shtrijë dorën krerëve të opozitës. Ndërsa mohoi të ketë aktualisht negociata me opozitën për zgjidhjen e krizës.

Ashtu si politika, kryeministri thotë se nuk pret as çështja e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Ai iu përgjigj edhe akuzave se pas këtij projekti fshihet një aferë korruptive.

Kryeministri iu përgjigj edhe deklaratave të Ministrit të Jashtëm grek se ai ka origjinë greke, duke e mohuar kategorikisht. Siç mohon çdo deklaratë se ortodokset e jugut në Shqipëri janë grekë.

Vendimi i Këshillit Europian në 17 Tetor për hapjen e negociatave përsërit se është tërësisht politik dhe s’ka lidhje me vlerësimin objektiv për ecurinë e Shqipërisë. Kjo duket se ka qenë një nga temat e diskutimit me Presidentin Macron, por nuk pranoi të zbulojë më shumë.

I pyetur për mungesën e një komenti për dorëheqjen e Haradinajt dha këtë përgjigje.

Kryeministri foli edhe për ecurinë e qeverisjes për çdo sektor, duke pranuar se ka nisur të shfaqet një tendencë e  informalitetit në disa sektorë dhe bën përgjegjëse politikën për këtë. Aksionin kundër informalitetit tek bizneset thotë se e nisën me qëllim në kulmin e sezonit turistik.

I pyetur se si do ta vlerësonte publicisti Edi Rama, një kritik i çdo qeverie të mëparshme, Edi Ramën si kryeministër, mori shumë kohë për t’u përgjigjur.

Tv Klan