Edi Rama u shfaq i ashpër me ish bashkëkryetarin e koalicionit, presidentin e zgjedhur Ilir Meta i bëri atij një paralajmërim për sjelljen që tregoi në fushatë elektorale.

Këtë deklaratë të fortë kryeministri e beri përpara skuadrës së tij prej 140 kandidatësh, 74 prej të cilëve fituan mandatin e deputetit ne 25 qershor si dhe krerët e bashkive socialiste, të cilët i falenderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin në këtë garë në një takim në kryeministri.

Fitoren e 25 qershorit Rama fton deputet ta shohin si përgjegjësi ndaj iu kërkoi që gjatë të gjithë muajit korrik të fillojnë një proces konsultimi me ata qe iu dhanë votat për të bere një skanim të qartë të kërkesave të tyre për qeverinë në këtë mandat të dytë, i cili do jetë vetëm i partisë socialiste.

Por prioriteti numër një Rama bën të qartë që do të jetë reformimi i administratës.

Rama premtoi dhe reformë të thellë dhe në funksionimin e parlamentit kur tha se njolla e krijuar në këto 4 vite që lamë pas duhet të hiqet tanimë që drejtimi do jetë në duart e socialisteve.

Kryeministri i kujton të zgjedhurve socialist fatin e kundërshtareve të djathtë që mund të jetë dhe fati i tyre thotë ai nëse do të shpërdorojnë besimin që iu dha në zgjedhjet e një javë me parë.

PD është aty ku është se nuk e kuptoi kurrë që shpërdoroi besimin e zgjedhëseve.

Gjithsesi Rama ripërsërit se marrëveshja e 18 majit me Lulëzim Bashën do të jetë busulla e orientimit për bashkëpunimin me opozitën, ndërsa lajmëroi se përbërjen e qeverise së re do të bejë publike vetëm në shtator, pas analizës së bërë në të gjitha qarqet dhe një mbledhje asambleje kombëtare që do të mbahet në fund të gusht në përmbyllje të gjithë procesit të dëgjesave publike.

/Tv Klan

———

(11:25) Rama-Metës: Kthjellohu, riparo dëmin që i bërë figurës së Presidentit!

Në takimin e tij të parë me deputetët e Partisë Socialiste që dolën fitimtarë nga zgjedhjet e 25 Qershorit, Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta të reflektojë një orë e më parë dhe të riparojë dëmet që i ka shkaktuar figurës së presidentit në 40 ditët e fundit.

“Në emrin tuaj dhe të deputetëve socialistë që e votuan dhe s’janë sot këtu, dua t’i lutem sot publikisht të reflektojë një orë e më parë dhe kthjellohet një herë e mirë si presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual dhe jo konfliktual, për të qëndruar mbi palët dhe jo për të qenë palë kundër palëve të tjera. Dhe të përqendrohet sa më parë për riparimin e dëmeve, të papara në këto 27 vjet, që i bëri figurës së kreut të shtetit në këto 40 ditë. LSI-ja përpara Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë së tij nga roli i çelësit për shumicën parlamentare nuk duhet në asnjë mënyrë ta damkosë si komike, pa hyrë ende në zyrë figurën e presidentit të shqiptarëve”

.

Rama po ashtu akuzoi Metën si përgjegjës për hedhjen në erë të projektit strategjik të së majtës së bashkuar në vend.

“Dua të falenderoj ish-bashkëkryetarin e koalicionit, Ilir Metën, natyrisht jo për gjërat që i çoi edhe një herë për dreq, me arsyen kronike të mos-arsyes së tij, duke hedhur përsëri në erë projektin strategjik të së majtës së bashkuar, por për çdo kontribut pozitiv dhe të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët”

.

Partia Socialiste fitoi 74 mandate deputetësh në parlamentin me 140 ndenjëse, duke fituar të drejtën e qeverisjes e vetme në 4 vitet e ardhshme. Lëvizja Socialiste për Integrim, megjithëse rriti numrin e deputetëve nga 16 në 19, e shikon veten për herë të parë në opozitë pas 8 vitesh.

Lidhur me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e fundit, Rama tha se votuan rreth 73 përqind e shqiptarëve që jetojnë aktualisht në Shqipëri. Sipas tij, pjesëmarrja e ulët, e cila sipas të dhënave të KQZ-së ishte 46.80 përqind, lidhet me faktin se një pjesë shumë e madhe e popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit. 

Kryeministri tha se marrëveshja e 18 majit me Partinë Demokratike do të mbetet një busull orientuese në marrëdhëniet qeveri-opozitë.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se struktura dhe përbërja e qeverisë së re do të jenë gati në fillim të shtatorit.

Skuadra e re qeverisëse do të jetë gati vetëm në fillim të shtatorit, dhe askush përveç meje s’ka pse humbet kohë për t’u marrë me këtë punë…Struktura dhe përbërja e qeverisë së re do të shpallet vetëm pas procesit të reflektimit ku po hyjmë sot dhe deri në fund të gushtit kur do të mblidhet asambleja jonë kombëtare

.”/tvklan.al