Rama-Metës: S’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar

Rama-Metës: S’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar

15:09 22/05/2020

Konferenca për shtyp e Presidentit Ilir Meta dhe deklarata e tij se i ka dërguar që në 8 Prill një projekt-platformë edhe kryeministrit Edi Rama por s’ka marrë përgjigje, është bërë shkak për një sërë replikash në distancë mes tyre.

Pasi Rama mohoi se i ka ardhur platforma në fjalë nga kreu i shtetit, ky i fundit tha se gënjen.

Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është fakt. Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt”.

Por në një tjetër reagim në Twitter Rama shkruan se kjo platformë nuk i ka ardhur, sikurse i është dërguar ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, dhe me ironi shkruan se nuk ka dijeni që Ambasadorja të mbulojë edhe shërbimin postar.

“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar, plus po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës dhe Integrimit”, shkruar Rama. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo