Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu foli për marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës.

Rama tha se ndjehet mirë që Shqipëria dhe shqiptarët janë më të qetë se kurrë.

Sipas Ramës, kjo qeveri është për të trajtuar një problem që nuk i gjendet shoku dhe që është problemi tradicional i kontestimit të zgjedhjeve dhe kontestimet pas zgjedhjeve.

Kreu i qeverisë tha se opozita ka sytë dhe veshët brenda qeverisë dhe do jenë aty deri në 25 qershor.

Në rast se 25 qershori do të nxjerrë fituese Partinë Socialiste, ata në datën 26 nuk do të jenë më ministra. Ata janë ministra për të garantuar se administrata do të bëjë administratën dhe partitë bëjnë fushatën. Kjo është detyra e këtyre ministrave, nuk ka asnjë procedurë tjetër që lidhet me politikat e qeverisë

.”

Duke folur për marrëveshjen e 18 majit me kryeopozitarin Basha, e cila nxori opozitën nga çadra duke mundësuar pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e 15 qershorit, Rama tha se “

kjo marrëveshje dhe këmbëngulja ime është një zgjidhje që nderon Shqipërinë, është një zgjidhje që ka befasuar pozitivisht të gjithë komunitetin ndërkombëtar, sepse të mësuar me konflikte pafund, as nuk e kanë pritur që më në fund vetë shqiptarët dhe partitë që kanë qenë bartëse të një konflikti tradicional të gjejnë zgjidhje racionale. Mund t’ju them se po të shikojmë shifrat e konsumit pas marrëveshjes ka një ndryshim të menjëhershëm në krahasim me shifrat e konsumit të para marrëveshjes. Çka do të thotë se njerëzit janë të interesuar për partitë e tyre, janë të interesuar për fushatën por mbi të gjitha janë të interesuara për qetësi, për të menduar qetësisht për të nesërmen e tyre

.”

Takimi Rama-Basha, detajet

I pyetur nga gazetari Fevziu, se çfarë funksionoi në takimin e fundit, kryeministri Rama tha se ishte i vendosur që nga ai takim do dilte me një marrëveshje

Unë e them shpesh herë që politika është shah dhe lëvizjet janë sa të planifikuara dhe të imponuara nga dinamika e lëvizjeve të kundërshtarit. Që do të thotë se, një lëvizje ndodh pasi në ato momente ishte koha. Nuk ka qenë e lehtë për Luzlim Bashë që të qëndrojë deri në fund në pozicionin origjinë dhe të marrë përsipër vetëvrasjen e tij politike.

Ishte një moment kur mundësitë opozita i kishte të mëdha sepse hapësira për të synuar përfundimin e “lojës” u krijua. Shkova në tryezë dhe ju thashë kolegë, nuk kam ardhur t’ju mbaj fjalime, ju e dini mirë pozicionin tim ju jeni në opozitë, unë e di tuajin, unë dua një takim kokë më kokë me zotërinë që kam përballë.

Fillimisht Basha hezitoi, të gjithë lexonin McAllister dhe mu duk vetja sikur isha në kishë a një një xhami.

Unë kisha vajtur i vendosur që të mos ta lija Bashën të dilte pa asnjë marrëveshje”

.

Rama tha gjithashtu se ka një kod mirëkuptimi që është dhe i shkruar që më shkesë ndërkombëtarët nuk do të hynë për të zgjidhur problemet tona.

Nëse ne do të jemi të paaftë, atëherë do të hynë të na zgjidhin problemet tona. Më ndërkombëtarë që hynë dhe dalin nuk do të kenë, edhe pse janë të nderuar.

Unë nuk e kam pasur mundësie të tregoj që kjo armiqësi nuk me ka pëlqyer kurrë dhe nuk e kam pasur mundësisë që të bëj një veprim që t’ju tregoj demokratëve njerëzve të zakonshëm që nuk kam asnjë armiqësi dhe mu dha kjo mundësi dhe ja u tregova të gjithëve dhe jam krenar pasi kjo është gjëja më e mirë që kam bërë”.

https://www.youtube.com//embed/FKtFOeIq21M